Libra është e vendosur të zgjidhë me çdo kusht çështje e pronësisë dhe kërkon të ndryshojë plotësisht mënyrën e shfrytëzimit të deri tanishëm të pasurive strategjike kombëtare, shkruan kreu i saj Ben Blushi në një postim të tij në FB.
Gjithashtu “LIBRA” do të stimulojë punësimin e të rinjve, do të kërkoj përcaktimin e minimumit jetik, si një standart i detyrueshëm, i cili do të nxjerrë nga varfëria 500 mijë shqiptarë.
Do të kërkojë ndër të tjera rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe kontratë me orë pune për të gjithë, do të ulë taksat për shtresën e mesme, si dhe do të kërkoj që presidenti të zgjidhet nga populli dhe parlamenti të jetë me 100 deputetë.
Libra do të kërkoj dhe votim të emigrantëve kudo ku ata jetojnë. Ajo kërkon të ulet çmimi i naftës, gazit, energjisë, ilaceve dhe ushqimeve, si dhe ti jepet fund importit të mbetjeve në Shqipëri.
Më poshtë materiali i plot i Blushit:
LIBRA me pak fjalë
LIBRA u themelua në datën 1 Nëntor 2016 dhe sot numëron 10 000 anëtarë.
LIBRA është një organizatë politike e qendrës që mbështet të varfërit dhe shtresën e mesme.
LIBRA nuk mbështet atë që është popullore, por atë që është e drejtë.
LIBRA ka si simbol një katror të verdhë, mbi të cilin shkruhet Lista e Barabartë, ndërsa brenda tij me gërma kapitale të zeza shkruhet LIBRA.
LIBRA beson se varfëria është armiku që duhet mundur nga shqiptarët.
LIBRA beson se më pak të varfër do të thotë më shumë të pasur.
LIBRA nuk paragjykon askënd për shkak të etnisë, gjinisë, pasurisë, moshës, përkatësisë fetare, orientimit seksual apo bindjeve të mëparshme politike.
LIBRA do të financojë arsimin dy herë më shumë, do të reduktojë tarifat universitare dhe do ta bëjë të detyrueshëm arsimin e mesëm.
LIBRA do të stimulojë punësimin e të rinjve.
LIBRA kërkon përcaktimin e minimumit jetik, si një standart i detyrueshëm, i cili do të nxjerrë nga varfëria 500 mijë shqiptarë.
LIBRA do të kërkojë rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe kontratë me orë pune për të gjithë.
LIBRA do të ulë taksat për shtresën e mesme.
LIBRA kërkon që presidenti të zgjidhet nga populli, që parlamenti të jetë me 100 deputetë dhe votim të emigrantëve kudo ku ata jetojnë.
LIBRA kërkon të ulet cmimi i naftës, gazit, energjisë, ilaceve dhe ushqimeve.
LIBRA kërkon ti japë fund importit të mbetjeve në Shqipëri.
LIBRA kërkon të ndryshojë plotësisht mënyrën e shfrytëzimit të deri tanishëm të pasurive strategjike kombëtare,
LIBRA është e vendosur të zgjidhë me cdo kusht çështjen e pronësisë.
LIBRA ESHTE FUQIA E SHTRESËS SË MESME
Si të bëhesh LIBRA – www.libra.al/anetaresohu
Nr. Tel 1: +355 68 53 49 519
Adresa: Rr.Sami Frashëri nr.5 Tiranë