Një studim i fundit i Maksim Ferrës, Drejtori Ekzekutiv i Unionit Stop Krimit me seli kombetare ne Tiranë
Pyetjeve dhe dyshimeve te mija filloj ti vije pergjigja kur filluan grupet e para turistike. Keto endacake te vegjel pr te strehuar ne hotelet me te shtrenjta dhe luksoze te zones u hidhen ne aksion per shitjen e hashashit. Pas ores 24. 00 fillon levizja e tyre te furnizuar me mall te shtrenjte duke levizur ne te gjithe zonen e plazhit.
Metoda e tyre ishte e thjeshte. Grupet ishin perbere prej tre personave, njeri prej tyre mbante produktin e shtrenjte, nderkohe tjetri e ruante i armatosur ne distace i gatshemne cdo cast per te ndehyre dhe mbrojtur shokun e tij te grupit , nderkohe tjetri afrohet , ne momentin e afrimit te shokut te grupit qe mbante produktin tek ndonje grup te rinjsh dhe e pyeste shokun me ze te larte qe te tjeret te degjonin:
“ A ke mall te mire sonte ?”
Shoku i tij i pergjigjej sikur nuk e njihte fare
“ Po sonte eshte i mire fare, sapo me erdhi nga Tirana “
Pastaj vazhdojne me pazarin duke i thene:
“ Po mire sa do te ma japesh nje qese te vogel? “
Shitesi i pergjigjet:
“ 7 000 leke se eshte e mire “
Bleresi i rreme :
“ Jo eshte e shtrenjte, po deshe 5 000 nuk kam leke te tjera “
Pastaj shitesi e shet nje qese 20 gram 5 000 leke te vjetra. Djali 17 vjecar nga Tirana pasi e merr ben nje cigare ne prezence te grupit turistik, nderkohe shitesi largohet.
Bleresi vazhdon e ndez pasi e thith disa here vete ja jep te gjitheve te pranishmeve, pastaj komenton :
“ Ky djali nuk na genjeu, e paska patur te mire mallin , neser do ta ndihnmoj dhe une ta shesi “
Dhe keshtu vazhdonte tregetija e droges pa u shqetesuar nga askush. Filluan te hapen te gjithe bizneset ne Jale. Te gjithe stafet e ketyre bizneseve dhe jo vetem vinin nga Tirana, Berati dhe disa qytete te tjera dhe stafet e tyre ishin shumica perdorues droge te rregullt. Por dhe ato qe nuk ishin perdorues droge, ishte veshtire ti permbaheshin dhe ti rrinin larg kesaj bime te rrezikshme .
Grupi i te rinjeve u bene te njohur dhe shkonin ne cdo cep te Jales. Binte ne sy mungesa e punonjesve te policise edhe pse ne Jale ishim me shume se nje mije turista te huaj dhe shqipetar. Po ashtu dhe nga keto grupe qe vinin per te pushuar gjenin nje situate te tmershme mes hashashit dhe mungesen e rendit. Gjate muajit qershor ishte e pa mundur te shikoje punonjes policie neper rruge. Po ashtu dhe grupet e trafikanteve te droges filluan te shtoheshin aq shume sa qe ishte e pamundur te dalloje jane turiste apo jane tregetar te barit te hashashit.
Pervec droges se lehte hashashit u futen drogat e renda si kokaina, heroina dhe disa lloj acidesh qe u perdornin ne raste te renda.
Ne nje moment menduam se keto lende te renda narkotike erdhen nga Tirana, por pas nje investigimi te detajuar u zbulua qe keto lende te renda dhe te rrezikshme erdhen nga nje shtetas amerikano-maqedonas, i cili erdhi per te pushuar ne Jale. Emri i te cilit nuk u mesua pasi ai nuk shoqerohej me njeri.
Vete personi ne fjale eshte perdorues i kokaines dhe ishte drejt degradinimit total pasi cdo dite qe kalonte 35-vjecari amerikano-maqedonas humbiste kg nga trupi i tij si rezultat i konsumit te ketyre lendeve narkotike.
Ne fund te muajit korrik dhe ne fillim te muajit gusht erdhen forca speciale te policise. Personeli i policise qe operonte ne Jale ishte shume i vogel. Vetem dy persona qe u shfaqen ne rrugen kryesore me makine qe vinte nga Himara.
Por grupet e droges pervec se shisnin dhe nxisnin njerez te perdornin drogen, filluan nje pune tjeter akoma me te rrezikshme ate te prostitucionit. Po kerkonin vajza te reja te grup moshave te ndryshme nga 18 – 25 vjece te cilat ishin te shumta ne kete sezon dhe ne keto zona. Metoda e rekrutimit te femrave nga keto grupe ishte teper e sofistikuar. Pasi i gjurmonin se me ke kane ardhur, cfare tipash e temperamenti jane etj.
Ne fokus te trafikanteve ishin ato vajza te cilat vinin te shoqeruara cilat ishin perdoruese te duhanit, alkolit apo droges dhe ishin tipa naiv, ku ju besonin personave te panjohur.
Ketyre tipave trafikantet ju afronin dhe i benin shoqeri duke depertuar ne psikilogjine e tyre per te mesuar me ke kishin ardhur qe te mos rrezikonin konfrontimet ose te hapnin problem qe mund te perfundonin ne polici. Ne kete aspect ishin shume te kujdesshem pasi ne kete menyre zbulonin gjithcka per kto vajza . Grupet e te rinjeve me pas krijonin lidhje dashurie dhe i drogonin me droga te forta dhe kur vajzat ishin te pa vetedijeshme pas dozave te forta te droges i fusnin ne hotelet te cilat i merrnin per dy deri ne tre me pare dhomen e hotelit, pastaj e dergonin ne dhome vajzen ku aty vinin dhe persona te tjere te cilit ishin kontaktuar nga pjesa tjeter e bandes se adoleshenteve.
Ne nje nate ne nje dhome hoteli ku qendronte nje vajze futeshin tre deri ne kater persona te cilet paguanin nga 80 euro per nje ore qendrimi me vajzen. Pasi u largonin klientet, djali qe e kishte sjelle dhe droguar vajzen futesh perseri ne dhome ne oret e para te mengjesit ne te gdhire per te mos i dhene mundesi vajzes te kuptoj si dhe me ke e kaloj naten ne hotel pasi ne momentin e zgjimit dhe te kthjellimit nga lenda narkotike qe kishte marre ne mbremje , te shikonte ne shtrat djalin me te cilin kishte rene ne “dashuri” dhe kishin fjetur sebashku ne hotel. Mirepo e vecanta e ketyre djemve turor dhe trafikant ishte se nuk qendronin me teper se nje nate me nje vajze ne te njejtin hotel. Nese dyshonin se po i shihte dikush ato u largonin dhe shkonin ose ne Himare ose ne Dhermi.
Prostitucioni dhe droga shkonin ne menyre te barabarta ne Jale pasi ishin biznese qe u benin nga te njejtit persona si shfrytezimni i prostitucionit ashtu dhe tregetija e droges. Ne asnje rast nga keto krime nuk pati asnje nderhyrje te policies se shtetit.
Mungesa e shtetit dhe rendit beri qe rregullat ti vendosnin vete trafikantet. Kur kishte ndonje konflikt midis te rinjeve nderhynin dhe i neutralizonin duke ju drejtuar me fjale kercenuese si psh:
“ Kini kujdes se ju fusim ndonje plumb kokes dhe ju hedhim ne det dhe mos e ngrini zerin. Ketu jemi ne, komandojme ne dhe qetesine e vendosim ne. Ne jemi policija ketu “
Keta persona, pra ky grup personash qe mbanin qetesine nuk u perzien me shitjen e droges as dhe me shfrytezimin e prostitucionit, por ishin kreret e rrjeteve te ketyre grupeve kriminale, dhe kur policija vinte, ata ishin te paret qe i pergezonin dhe i mbeshtesnin duke ju thene patrulles se policise :
“ Keta jane adoleshente, por mos kini merak se ne jemi me te pjekur dhe nuk i leme te konfliktohen ..”
Nuk jemi te sigurte nese policia i njihte keto tip ate cilet i mbeshtesnin, apo edhe punonjesit e policise u genjyen nga kreret e organizates, duke i besuar atyre se ishin njerez te besueshem saqe i jepnin dhe numrat e telefonave ketyre kapove qe pot e kishin ndonje problem apo konflikt ti telefononin.
Gjate muajit gusht situate u be me e qete pasi filluan te vijne disa autoritete te larta te shtetit shqiptar.
Ky studim i detajuar ishte vetem per Jalen.
Analiza e pergjithshme e situates kriminale ne zonat turistike te bregdetit te Jugut – Sezoni Vere 2016
Ne te gjitha zonat turistike te bregdetit te Jugut situate eshte njejte ku pervec turisteve vijne dhe trafikantet e droges dhe te qenieve njerezore. Ne shume raste policia nuk mund te depertoje ne brendesi te grupimeve kriminale pasi punonjesit e rendit ne kete situate jane siperfaqesor ne sigurine e rendit.
Ne shume raste policia nuk informohet dot pasi keto grupe kriminale jane te specializuara per te larguar vemendjen e policise nga aktiviteti i tyre criminal.
Por a jemi te sigurte sot ne turizem?
Pergjigja eshte” Jo.! Sepse nuk mund te jemi te sigurt kur rendi dhe qetesia publike ne kete periudhe dhe ne keto zona eshte ne dore te njerezve te cilet jane drejtues te nje grupi criminal.
A jane te sigurte adoleshentet te udhetojne dhe te njohin zonat interesante turistike dhe mrekullite e vendit te tyre? Pse drogat shiten sheshit, po ashtu vajzat drogohen dhe nen e fektin e droges shfrytezohen seksualisht nga trafikantet ? Si mund te themi qe jemi te sigurte ne kete situate te renduar kriminogjene?
Sot ne Shqiperi vijne shume turiste te huaj por dhe keto qe vijne nuk dihet pse vijne, kush jane, kane ardhur ne shqiperi per turizem apo thjeshte per te studiuar terrenin per te future strukturat kriminale dhe ketu nuk eshte vetem droga dhe prostitucioni por dhe vlerat tona historike dhe kulturore dhe vlerat e nentokes, por nuk mbaron me kaq as nje agjensi turistike nuk din se cfare turistesh ka qe levizin ne Shqiperi, pasi ato vijne ne menyre te tille ku ketu marrin vetem sherbim transporti.
A jane te keshilluesheme qe nxenesit e shkollave te mesme te udhetojne me agjenci turistike e cila i dergon ne nje destinacion dhe largohet pastaj dhe keta te rinj rrijne vetem tek hotel Kamping apo Resorese Turistike.?
Po perse ndodh me pas qe askush nuk mban pergjegjesi edhe pse mund te jene anetare te ndonje shoqate kulturore apo politike ? Keto grupe jane preh e lehte trafikantive dhe jane me te ekspozuarit ndaj veseve negative ne keto ambiente. Te rinjte jane te ekspozuar nga droga, alkoli, duhani dhe prostitucioni per vajzat.
Keto problem vijojne si pasoje e mos qenies te ndonje familjari me femijet ne keto guida turistike. Se si nje adoleshente te largohet nga grupe te tilla dhe si te mos perfundoj ne perdorimin e lendeve narkotike apo alkolit?
Sot keto informacione nuk jepen ne asnje ambent edukimi te rinjeve ku ata marrin bazat e edukates, dijes dhe kultures ? Eshte per te ardhur keq kur sheh nje djale apo vajze te re te cilet pa pritur jane bere konsumator te lendeve narkotike?
Dhe kjo jo per fajin e tyre, por per faktin se nuk kane informacion se si te mbrohen nga keto fenomene negative te cilat po i shkaterrojne jeten ne moshen me te bukur . Kur ne nje zone turistike te rinjte shkojne per te zbuluar vecantite e asaj zone dhe te mesojne me shume per vendin e tyre, por kur shkojne dhe gjejne trafikantet te cilet i mesojne se si te behen pjese e ketyre grupeve eshte per te ardhur keq dhe kjo per student qofte ne shkollat e mesme apo ne universitete qofte private apo shtetrore. Asnje institucion nuk i ka perfshire se si mundet te ndihmojne veten dhe njeri tjetrin ne situate te tilla. Kjo eshte per drejtuesit e arsimit duke filluar nga Ministri dhe duke perfunduar tek drejtoret e shkollave . Te rinjte jane te pafajshem, i duan udhetimet, argetimin, por mbi te gjitha duan te jene te sigurte ne vendin e tyre.
Deri sa sistemi arsimor shqiptar te jape ndonje keshille se si te mbrohen ne raste te tilla, ne po ju sugjerojme vetem pak nga shume gjera qe ju duhet te mesoni:
- Te mos perfshiheni ne grupe te cilet nuk i njihni mire.
- Mos qendroni prane atyre qe thithin cigaret nese sjeni te sigurte se cigarja eshte e paster.
- Mos u besoni njerezve qe nuk i njihni.
- Mos u largoni nga rezidenca ku jeni strehuar ne oret e vona te mbremjes.
- Qendroni ne ambiente ku jane te instaluara kamerat e sigurise
- Zgjidhni shoket apo shoqet me te cilet do qendroni ne dhome dhe ne aktivitet gjate dites.
- Ne nje ekspedite turistike malore mos u ndani nga grupi dhe ndiqni udhezimet e Guides.
- Mos hani dhe pini gjera te cilat nuk jane te ambalazhuara dhe nuk jeni te sigurte.