Konsullata shqiptare në Athinë: Mos bini pre e mashtrimeve të zyrave dhe pseudoshoqatave, – nuk ka kurajo t’i emërtojë ato…!

165

Nëse është e vertetë duhet që ti emërtojë këto zyra dhe shoqata

Më 16 Nëndor Ambasada jonë në Athinë ka publikuar një njoftim të konsullatës ku u bën thirrje shqiptarve që të mos bien pre e mashtrimeve të disa zyrave dhe pseudoshoqatave shqiptare në Athinë. Një thirrje që përmban një akuzë në momentin kur aplikimet për pasaportat kanë rënë ndejshëm.

Por ajo që të bën përshtypje është përse del pikërisht sot kjo thirrje dhe përse nuk I emërton se kush janë këto zyra apo këto pseudo-shoqata, pasi dihet që bie imazhi i shoqatave. Kjo ambasadë i ka të gjitha mundësitë që të japë emrat e tyre, përse nuk ka kurajo ti emërtojë ato, çfarë fshihet pas këtyre akuzave të një përfaqësie.

Përse ky problem nuk u ngrit si prioritet në të ashtuquajturën tele- konferencë por u anashkalua? Përse u dashka majaftuar vetëm me një njoftim të tillë?

Përse u dashka kaluar ky problem vetëm me një njoftim kur para derës së ambasadës ndodhen sekser të tillë?

NJOFTIM I ZYRËS KONSULLORE ATHINË

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Siç ju kemi njoftuar dhe më parë, në vijim të rritjes së gamës së shërbimeve të ofruara nga Zyra Konsullore Athinë ju bëjme me dije se:

Zyra Konsullore Athinë do të ofrojë asistencë falas për të gjithë qytetarët të cilët hasin vështirësi me aplikimin në platformën e-albania. Ju bëjmë thirrje të jeni të kujdesshëm dhe të mos bini pre e mashtrimit të zyrave apo pseudoshoqatave kundrejt tarifave abuzive 40 euro ose më tepër. Rritja  e shpejtësisë dhe cilësisë së shërbimit nga Zyra Konsullore është tashmë një fakt i prekshëm nga të gjithë qytetarët. Një nga synimet kryesore në këtë përpjekje ka qënë lehtësimi i procedurave me qëllim shmangien e abuzivitetin në kurriz të qytetarëve tanë. Për këtë arsye ju ftojmë të shmangni kontaktet me persona të paautorizuar, praktikat mashtruese të të cilëve rëndojnë tarifën reale të shërbimeve të ofruara nga Ambasada dhe shpesh  janë të gabuara qoftë për nga përmbajtja dhe qoftë për nga ligjshmëria.

Na shkruani në postën tonë elektronike [email protected] për çdo paqartësi.