Vrau me armë zjarri gruan, 74-vjeçari e mohon në gjykatë: Nuk e bëra unë

Aktualitet

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 74-vjeçarin Beqir Xhilaj, i cili akuzohet se vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Lumturie Xihilaj.

Ndërkohë bëhet e ditur se 74-vjeçari ka mohuar vrasjen para trupit gjykues, ku u paraqit për t’u njohur me masën e sigurisë.

“Nuk e vrava unë, ajo vrau veten. Edhe po të doja nuk e bëja dot, jam me një dorë”, ka thënë i akuzuari në gjykatë.

I moshuari ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici, ku fillimisht e ka mohuar krimin dhe më pas e ka pranuar atë, ndërkohë që sot në gjykatë e ka mohuar sërish.

Beqir Xhilaj akuzohet se vrau bashkëshorten e tij, Lumturie Xhilaj duke e qëlluar me çifte, ku prej plagëve të marra gruaja gjeti vdekjen.