Mes protestuesve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thenë se i ka mbajtur dhe do i mbajë premtimet që i ka dhenë qytetarëve për t’i përfaqësuar ata.
“Ne nuk do pranojmë rikthimin e monizmit. Ti harrojë republika e vjetër. Forca jonë është forca e bashkimit dhe e qendresës. Këtë beteje e nisëm së bashku. Unë ju pyeta a jeni gati. Ju betova se unë jam gati. Unë dhe PD e kemi mbajtur premtimin që ju kemi dhenë. Unë as jam stepur, as jam kthyer nga rruga ku ju nkam premtuar se do t’ ju udhëheq deri në fund për dy arsye sepse kjo betejë nuk është as për karriken time dhe pushtetin tim por për të gjithë ju”, tha Basha.