Mbyllet protesta e opozitës, ja çfarë u kërkon Basha protestuesve

Politika

Ka përfunduar protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërkohë që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se nuk njohin më “Republikën e vjetër” dhe se kjo protestë ishte referendum popullor për “Republikën e re”.

“Që beteja jonë të përmbyllet me fitoren tonë totale ajo është në dorën tuaj.  A jeni gati të qëndrojmë të bashkuar? Të bashkohemi serish në këtë shesh deri sa republika e re të jetë realiteti i ri institucional? Ju kërkoj vetëm qendrës dhe bashkim dhe zoti do t’ju bekojë me fitore. Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kështu si u mblodhëm sot në këtë referendum të jeni gati për marshimin tonë final”, është shprehur kryeopozitari,duke paralajmëruar se do të ketë edhe një marshim tjetër.

Basha gjithashtu është ka deklaruar se ai ishte gati për të mbajtur premtimin e tij ndaj mbështetësve të kauzës së opozitës për t’i çuar drejt fitores.