U përfshinë në fushatë, pezullohen dy drejtorë spitalesh

Aktualitet

Dy drejtorë spitalesh janë pezulluar nga detyra me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë, me argumentin se janë përfshirë në fushatë elektorale.

Mësohet se të pezulluarit janë Drejtori i Shërbimit Spitalor Librazhd, ai i Shërbimit Spitalor Tepelenë dhe Kryeinfermieri i Shërbimit Spitalor në Kolonjë.

Sipas njoftimit për shtyp, pezullimi i tyre është bërë në zbatim të VKM-së, nr. 473, datë 01.06.2017, pika 4, për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë elektorale.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë sjell në vëmendjen e gjithë administratës VKM-n nr. 473, datë 01.06.2017 duke rikujtuar se monitorimi do të jetë i pandërprerë dhe masat do të merren pa mëdyshje ndaj çdo shkelje të ligjit deri në përfundimin e procesit zgjedhor.