Basha: Rama ka blerë tre manekinë për të dalë në fushatë

888

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi nga takimi përmbyllës në Elbasan, se Rama nuk ka asnjë plan madje dhe ne fletushkën e partisë së tij ka vendosur disa manekinë, sepse nuk ka gjetur dot tre persona për t’i vendoste tek fletëpalosja e PS.

“Vagoni i rilindjes do të shkojë për skrap por furrën do ta ndezë Elbasani. Jeni zemra ime dhe e Shqipërisë. E keni parë se çfarë nxjerr në vend të planit? Ai ka një fletëpalosje ku ka tre manekinë të huaj që i ka blerë nga 1 dollarë copa. I kanë mbetur manekinët e internetit në derë së nuk gjeti tre persona për t’i vendosur në fletëpalosjen. Ky pra është Edi Rama. A i besoni ju? A do ta ndëshkoni të dielën me votë? Të dielën votohet për ekonominë. Për çfarë votojmë të dielën? Për ekonominë. Disa prej tyre e kanë humbur besimi tek politika dhe me të drejtë. Ju kërkoj që ju t’u tregoni se për çfarë të votojnë të dielën”, tha Basha. /E.SH/




Këtë e pëlqejnë %d blogues: