Horoskopi, 24 qershor 2017

Kuriozitete

Dashi 21/3 – 20/4

Plutoni dhe Marsi do ua ndërlikojnë paksa punën në jetën tuaj në çift sot. Beqarët nuk do e mbajnë gjithë kohën mendjen tek krijimi i një lidhjeje dhe do e lënë veten të lirë. Shpenzoni me kujdes.

Demi 21/4 – 21/5

Do jeni shumë ëndërrimtarë gjatë kësaj dite dhe për këtë arsye mund të lëndoheni nga realiteti. Beqarët do ndihen mirë dhe nuk do kërkojnë një person për ta pasur pranë. Financat janë pa probleme.

Binjakët 22/5 – 21/6

Ka rrezik të keni debate dhe mosmarrëveshje gjatë kësaj dite me partnerin/en tuaj. Beqarët do kenë takime, por jo ashtu si i kanë ëndërruar. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Jeta juaj në çift do jetë shumë pasionante gjatë kësaj dite. Beqarët do ja kalojnë mirë me miqtë e tyre dhe nuk do e ndiejnë mungesën e një partneri/e. Kujdes me financat.

Luani 23/7 – 21/8

Klima do jetë shumë mirë sot për të dashuruarit. Beqarët ka shumë gjasa të fillojnë të ndiejnë mjaft për dikë që e njohin prej vitesh. Shmangni investimet e konsiderueshme.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe vigjilentë sot. Për beqarët dita do jetë mjaft interesante dhe emocionuese. Financat do jenë delikate falë shpenzimeve të konsiderueshme.

Peshorja 24/9 – 23/10

Nëse kohët e fundit lidhja juaj ka qenë problematike, do keni vështirësi të mëdha me partnerin/en, në të kundërt dita do jetë e qetë. Nuk do shpenzoni më shumë sesa ua mban xhepi.

Akrepi 24/10 – 22/11 Do jeni sharmantë dhe mjaft sensualë sot. Partneri/ja do ndihet me fat që iu ka afër dhe krenar kur të ecë përkrah jush. Beqarët ende nuk do jenë të sigurtë për atë që duan.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Do jeni shumë nervozë gjatë kësaj dite dhe kjo do iu lerë t’i shprehni ashtu si duhet ndjenjat. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë për të gjetur personin e tyre.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Do keni disa vështirësi në jetën tuaj në çift sot, por do bëni çmos që t’i kaloni ato sa më parë. Beqarët ka shumë mundësi të njohin dashurinë e madhe.

Ujori 21/1 – 19/2

Mundohuni të jeni sa më tolerantë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, sepse vetëm kështu lidhja juaj do ecë ashtu si duhet. Në planin financiar, do i menaxhoni me shumë kujdes të ardhurat.

Peshqit 20/2 – 20/3

Ka shumë mundësi që lidhja juaj të stabilizohet gjatë kësaj dite. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të njohin edhe personin e ëndrrave të tyre.