Është ky bilanci tragjik i ditëve të fundit në Shqipëri, ku disa vetëvrasje kanë prekur opinionin publik.
E fundit ka ndodhur në Pukë, ku një vajzë adoleshente 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Pukës, ku policia bëri me dije se 17-vjeçarja Diana. K është gjetur në shtëpi e pajetë.
Mësohet se ajo ishte vajza e dy prindërve të divorcuar ndërsa prej kohësh vuante nga depresioni.
Gjithsesi do të jenë hetuesit ata që do të përcaktojnë shkaqet që e çuan drejt këtij veprimi ekstrem adoleshenten. /Blitz.al/