Faqja e Policisë së Shtetit sulmohet nga “Anonymous Albania”: Duhet të arrestoni deputetët, por ju…

Aktualitet

Në orët e vona të një dite më parë, faqja zyrtare e Policisë së Shtetit është sulmuar nga Anonymous Albania. Kjo e fundit ka bërë të ditur lajmin, duke deklaruar me anë të një postimi në profilin e “Facebook” edhe arsyen e këtij sulmi.

Ne jemi Anonymous Albania, wbsite i policisë shqiptare është hakuar nga ne sepse kemi vure re se policia është e mbushur me korrupsion edhe po shfrytëzon detyrën. Ne po bëjmë punën që ju duhet të kishit bërë me kohë, duhet të kishit arrestuar deputetët që kanë bërë vjedhje dhe gjithë ato vrasje por ju e harxhoni kohën duke i vjedhur popullit. Ne do vazhdojmë t’ju shkatërrojmë juve ky ishte vetëm fillimi.

Ne nuk falim e as nuk harrojmë. Çdo gjë e fshehtë do dali në shesh, s’do ketë më të fshehta ndaj nesh. Ky ishte vetëm një pa lajmërim, në qoftë se vazhdoni akoma kështu do ketë pasoja të tjera si dëme ekonomike etj. Portalet Mediat janë të kontrolluara nga shteti edhe ato do sulmohen se shpejti -Anonymous Albania!”, -shkruajnë në profilin e tyre në ‘Facebook’.