Çmëndet Rama, në “listën e zezë” të abuzuesve, Petrela një nga 100 kirurgët më të mirë në botë

Aktualitet

Pak më parë kryeministri Edi Rama publikoi një listë me 100 emra, që janë denoncuar për abuzime në administratë. Në listën e publikuar nga kreu i qeverisë është edhe emri i mjekut të njohur, Mentor Petrelës.

 Edhe pse i njohur ndërkombëtarisht, neurokirurgu është akuzuar nga qytetarë anonimë pas kërkesës publike të kryeministrit Rama për të denoncuar këdo në administratë që ka bërë shkelje. Shefi i Neurokirurgjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, profesor Mentor Petrela, u zgjodh në shkurt 2014 ndër 100 kirurgët më të mirë të botës. Ndërkohë për vite me radhë, Mentor Petrela ka qenë pjesë e strukturave botërore akademike, duke dhënë kontributin në kërkimin shkencor nëpërmjet publikimeve, nëpërmjet ligjërimit në konferencat e mbajtura gjatë këtyre dekadave.