Anija “Butrinti” ne detin Egje shpëton 50 emigrantë

270

Anija “Butrinti” e Forcës Detare shqiptare, me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit ka shpëtuar mbrëmjen e djeshme një gomone me 50 emigrantë, e cila ishte nisur nga Çeşme drejt ishullit të Chios-it, Greqi.

Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojës Bregdetare turke, greke si dhe Frontex.

Emigrantët janë marrë nga Roja Bregdetare turke, e cila më pas ka vijuar lundrimin drejt portit të Çeşmes.