Skandal në Vjosë, Qeveria hap tender për HEC , ekspertët janë kundër

Mjedisi

Muajin e fundit shteti shqiptar bëri thirrje për hapjen e një tenderi të ri për hidrocentral mbi lumin e Vjosës. E vetmja bukuri e natyrës që ende ka mbetur pa u shkatëruar nga sharlatanët. Kjo shkaktoi irritimin e ambientalistëve dhe qytetarëve të ndryshëm duke e konsideruar këtë si një masakër që i bëhet natyrës.

Edhe banorët e zonës janë shprehur tej mase të shqetësuar pasi numri i turistëve do të reduktohej ndjeshëm dhe ekonomia e zonës do të pësonte ulje drastike. Banorët shprehen se do të ishte më mirë që ajo zonë të zhvillohej me anë të turizmit se sa energjisë, pasi mbyllja e Vjosës do të sillte largime masive të të rinjve.

Kujtojmë që Vjosa është një destinacion mjaft i preferuar për rafting dhe shumë agjensi turistike e kanë future në axhendën e tyre për turistët.