Partia Demokratike ka organizuar ditën e sotme një protestë ndaj bashkisë së Tiranës, pas rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në kryeqytet.
Protesta e selisë blu vjen pas asaj të organizuar nga grupe të shoqërisë civile. Protestuesit demokratë mbanin në formë simbolike në duar pankarta dhe bidonë plastikë të cilët i hodhën para godinës së bashkisë. Këshilli bashkiak i Tiranës vendosi pak ditë më parë me votat e Partisë Socialiste dhe dy vota të LSI të rrisë ujin për qytetarët
Ndajeni këtë me të tjerët:
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të afërta