Nga Alban DaCI /
Shqiptaret ashtu si në rastin e Haradinajt vazhdojne te besojne tek populizmi dhe protestat!
Po çfare eshte rasti i Ballistit? Eshte tashme nje ceshtje eksluzive e se Drejtes Nderkombetare, sidomos Konventes se Parisit per Ekstradimet! Kartes se Nices per te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut e mjaft rasteve te tjera si precedent.
Ne te gjitha rastet, respektimi dhe garantimi i Lirive dhe te Drejtave Themelore te Njeriut dhe trajtimi njerezor jane kushti baze per tu zbatuar ose jo nje ekstradim, por jo vetem, ka edhe kushte te tjera si: nese jane firmosur marreveshje bilaterale mes paleve per esktradimet dhe nese vepra penale per te cilen akuzohet ben pjese ne listen e veprave penale qe palet kane nenshkruar e kane rene dakord per ekstradim.
Kjo e fundit eshte me pak e rendesishme, sepse me shume ben pjese ne detaje e procedures dhe jo ne parime.
Kroacia eshte vend anetare i BE dhe ka pranuar Karten e Nices e per kete arsye eshte e detyruar ta garantoje respektimin dhe garantimin e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut.
Cila te drejta shkelen ose nuk jane te garantuara nese Ballisti transferohet ne Serbi?
– Dhunimin fizik dhe psikologjik
– Mundesine reale per nje proces te njeanshem e politik
-Mos garantimin e jetes, sepse ndaj tij ka urrejtje nacionaliste e kjo do te thote se shumica e shtetasve me kombesi serbe jane te gatshem t’i rrezikojne edhe jeten ne mjediset ku ai do te vuaj denimin nese denohet ne formen e prere.
Mjaftojne keto argumente qe nje gjykate e pavarur dhe nje sistem i shendosh drejtesie ne Kroaci te refuzoje ekstradimin e Ballistit ne Beograd!
Ne keto rrethana kushdo qe do te jete avokati I Ballistit duhet te bej kerkese per azil ne nje vend anetar te BE ku jeta dhe drejtat e lirite themelore te individid jane te garantuara.
Nese Kroaci ne kundershtim me te Drejten Europiane dhe te Ndrejten Ndekombetare aprovon ekstradimin e Ballistit duhe te vendos edhe per esktradimin e qytetareve te saj qe akuzohen pre krime lufte ne Serbi.
Ekstradimi i Ballistit do te hapte nje precedent te rrezikshem per shume qytetare kroate qe jane te denuar ne forme te prere nga sistemi serb i drejtesise.