Citigroup: Pse presidenti Makron shkon në Athinë?

Bota Lajme

Macron shkon në Athinë më 7-8 shtator për të dërguar një mesazh mbi nevojën për reforma në eurozonë, citon Citigroup.

Siç thekson banka amerikane, presidenti francez do të udhëtojë në Greqi më 7-8 shtator, me sipërmarrësit që duan të investojnë në vend dhe të ndihmojnë rimëkëmbjen e Greqisë.

Zyrtarët francezë kanë theksuar se thelbi i kësaj vizite është gjithashtu të sinjalizojë se eurozona duhet të ndërmarrë reforma të thella pasi kriza e borxheve ka ekspozuar “disfunksionet dhe dobësitë e dëmshme” të arkitekturës aktuale të mbështetjes financiare.

Siç thanë zyrtarët, “kemi shmangur më të keqen, por nuk mund të kemi një krizë të re që, për Greqinë apo një vend tjetër, do të na shtyjë të gjithë në ekstrem”.

Citi komenton se axhenda politike e Macron përfshin një buxhet për eurozonën, i cili do të votohet nga një parlament i eurozonës dhe do të mbikëqyret nga një ministër i financave po i eurozonës. Progresi në këtë front është e mundur të ndodhë në 2018-2019, pasi politikëbërësit do të kuptojnë se dritarja e mundësisë për reformën e eurozonës mund të jetë relativisht e vogël në rast të një ngadalësimi global në rritje.