Një raport i ri nga Këshilli i Evropës thotë se numri i njerëzve që mbahen në burgjet evropiane ka rënë me 6.8 për qind nga 2014 në 2015, edhe pse mbipopullimi i burgjeve mbeti problem në 15 vende, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
Në vitin 2015, afersisht 1,4 milion njerëz u mbajtën në institucionet e burgjeve anembanë Evropës, me 102,880 të burgosur më pak se një vit më parë.
Shkalla e burgosjes, e cila shpesh përdoret si një tregues se si politikat ndëshkuese kundër krimit, po ashtu ranë me 7 përqind nga 124 të burgosur në 115.7 të burgosur për 100,000 banorë. Shifrat janë të përfshira në raportin vjetor të statistikave penale të Këshillit të Evropës (CoE), i cili u prezantua në një konferencë shtypi në Bruksel të martën.
Duke reaguar ndaj gjetjeve, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjørn Jagland tha, “Rënia e numrit të përgjithshëm të njerëzve në burg në Evropë është i mirëpritur. Rritja e përdorimit të dënimeve alternative nuk sjell domosdoshmërisht nivele më të larta të krimit, por mund të ndihmojë në riintegrimin e autorëve dhe trajtimin e mbipopullimit “.
Sipas CoE-së në Strasburg, ulje të konsiderueshme në shkallën e burgimit u regjistruan:
Greqi – 18.8 për qind
Kroaci – 10.2 për qind
Danimarka – 11.9 për qind
Irlanda e Veriut – 9.7 për qind.
Hollanda – 9.5 për qind
Lituania – 8.8 për qind
Rumania – 8.6 për qind
Sllovenia – 8.2 për qind.
Nga ana tjetër, shkalla e burgimit u rrit në:
Gjeorgji +20.5 për qind
Maqedoni +12 për qind
Turqi +11.6 për qind
Republikën Çeke + 11.4 për qind
Shqipëria +10.3 për qind.
Vendet me shkallën më të lartë të burgimit:
Rusia 439.2 të burgosur për 100,000 banorë
Lituania 277,7
Gjeorgjia 274,6
Azerbajxhani 249,3
Letonia 223,4
Turqia 220,4
Republika e Moldavisë 219,9.
Vendet me shkallën më të ulët të burgimit:
Hollanda 53
Finlanda 54.8
Danimarka 56.1
Suedia 58.6
Janë këto vende që përdorin më pak raste burgimi dhe për rrjedhojë regjistrimin e normave më të ulta, thekson raporti.
Megjithë zvogëlimin e përgjithshëm të popullsisë së burgut në vitin 2015, nuk kishte përparim në nivel pan-evropian për të reduktuar mbipopullimin dhe numri i të burgosurve mbeti mbi vendet e disponueshme në një të tretën e administratave të burgjeve.
Situata është përmirësuar në disa vende dhe përkeqësohet në të tjerët. Numri i të burgosurve për çdo 100 hapësira në dispozicion në burgjet evropiane ishte 93.7 (93.6 në 2014), por numri i administratave të burgjeve që vuanin nga mbipopullimi u rrit nga 13 në 15.
Shqipëria në vendet me mbushje të tepërt
Administrata e burgjeve që vazhdon të jetë e mbushur me mbushje të tepërt ishin ato Maqedonisë me 138.2 të burgosur për 100 vende, Spanjë 133.1, Hungari 129.4, Belgjika 127, Shqipëria 119.6, Franca 113.4 dhe Portugalia 113, Vende të tjera që vazhdonin të vuanin nga mbipopullimi ishin Serbia 106.4, Sllovenia 105.8, Italia 105.6, Austria 103.3 dhe Rumania 101.3.
Tre administratat e burgjeve që nuk vuanin nga mbipopullimi në vitin 2014, e përjetuan atë në vitin 2015: Republika e Moldavisë dhe Republika Çeke.
Nga ana tjetër, situata u përmirësua në Greqi, ku dendësia e burgut ra nga 121.4 të burgosur në 97.6.
Në vitin 2015, të burgosurit e huaj ishin 10.8 për qind të popullsisë së përgjithshme të burgjeve, nga 13.7 për qind në vitin 2014. Në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ky proporcion vazhdoi të ishte shumë i vogël, ndërsa ishte mjaft i madh në vendet e Evropës Perëndimore ku një në çdo katër të burgosur ishte një i huaj. Pas shkaqeve natyrore, vetëvrasja ishte shkaku më i zakonshëm i vdekshmërisë në burgje, që përfaqësonte 25 përqind të të gjitha vdekjeve. Një në çdo katër vetëvrasje është kryer në paraburgim.