GREQI / Tragjedi në stancionin e trenit “Victoria”, humb jetën një 20-vjeçare

Aktualitet

Ngjarja tragjike ka ndodhur sot heët në Stacionin e Trenit “Victoria”, ku një grua 20-vjeçare ka rënë në shinat e trenit, duke shkaktuar trishtim.

Autoritetet e Zjarrfikësve kanë konstatuar se trupi i gruas u nxor nga treni pas ngjarjes tragjike. Për të reaguar dhe trajtuar situatën, 12 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje me tre automjete reagimi. Pas aksidentit të rëndë, trafiku i trenave në seksionet e ISAP midis Omonia – Pire dhe Kifisia – Atikë u ndërpre për një periudhë kohore.