Putin dëshiron të përgjysmojë varfërinë në Rusi

Rajoni

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ai dëshiron të përgjysmojë normën e “papranueshme” të varfërisë në Rusi gjatë gjashtë viteve të ardhshme, pra gjatë mandatit të ardhshëm presidencial ne zgjedhjet më 18 mars.  “Ne (…) në gjashtë vjet të paktën të reduktojmë gjysmën e varfërisë”, tha Putin gjatë fjalimit të tij vjetor para parlamentit, e cila është transmetuar në televizion, duke theksuar se numri i njerëzve të prekur nga varfëria në mbarë vendin ka rënë nga 42 milionë në vitin 2000 në rreth 20 milionë sot.