Alarmohet Greqia, ja e vërteta rreth ushtrise së saj !

Greqi

Plaket dhe zvogëlohet ushtria greke duke ngritur alarmin në mënyrë që të ndryshojë zhvillimi negativ për Forcat e Armatosura në një kohë veçanërisht kritike për çështjet kombëtare, kundër provokimeve turke gjithnjë në rritje, publikon sot e përditëshmja “Ta Nea”.

Kohët e fundit, vendosjet publike të pjesës më të madhe të personelit ushtarak janë rritur për të marrë masa të menjëhershme, si rritja e mandatit për të kundërshtuar provokimin gjithnjë në rritje turke

Një zgjatje e mandatit tre mujor për ushtrinë do të kontribuonte në rritjen e kapaciteteve vetëm me 8-10%, dhe kjo për një kohë të gjatë”, thonë burimet pranë Pentagoni. Është e nevojshme, thonë ata, është një plan gjithëpërfshirës që përfshin rekrutimit në moshën 18-vjeçare, shërbimit vullnetar ushtark i grave, në mënyrë për të ripërtërirë dhe për të rritur në mënyrë të konsiderueshme personelin ushtarak.

Cila është situata sot? Ushtria turke ka 510,000 anëtarë (edhe pse, pas grushtit të shtetit vlerësohet se u largfuan 30.000 ). Potenciali i Ushtrisë Greke tokësore vlerësohet në 93,000 kundrejt 400,000 të turqve. Marina greke ka 20,000 si dhe 20,000 ne ate te aviacionit, ndërsa Turqia 50,000 dhe 60,000 respektivisht. Vlerësohet se kjo ndarje në favor të Turqisë mund të zgjerohet më tej. Popullsia në Turqi ka arritur në 80 milion, ndërsa në vitin 2017 është rritur me 995,0000 – ndërsa popullsia greke po plaket dhe po zvogëlohet vazhdimisht për shkak të lindjeve te pakta. Dhe kjo duket se ka një ndikim serioz në profilin e moshës së ushtrisë.