Një rregullore ekonomike për të shmangur një kufi të ashpër midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut nuk mund të aplikohet në të gjithë Britaninë, siç u propozua nga Londra, tha negociuesi kryesor i BE për Brexit, Michel Barnier.
Britania propozoi të enjten një kompromis mbi çështjen e kufirit irlandez, i cili parashikon që Britania do të mbetet e lidhur me bashkimin doganor të BE-së deri në një vit pas një periudhe gati dyvjeçare kalimtare.
Negociatori i BE Michel Barnier tha në një konferencë për shtyp se propozimi ngre një numër pyetjesh për t’u përgjigjur.
“Të jem shumë i qartë. Valvula jonë e sigurisë nuk mund të zgjerohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Pse? Sepse është projektuar për një situatë specifike në Irlandën e Veriut. Çfarë bën kjo? Irlanda e Veriut do të jetë pjesë e territoreve tona doganore. Ajo që është e mundshme për një territor në madhësinë e Irlandës së Veriut nuk është domosdoshmërisht dhe e realizueshme për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar “. theksoi ai