Pas një vendimi nga Ministria italiane e Punëve të Brendshme, portet italiane nuk do të lejojnë hyrjen e anijes Aquarius, që mbart 629 emigrantë dhe refugjatë.
Ministri i brendshëm italian, Salvini, në letrën e tij i kërkoi autoriteteve malteze të lejonin anijen të ankoronte në Valletta, portet e të cilëve, sipas qeverisë italiane, janë në këtë fazë më të afërt dhe më të sigurt.
Anija Aquarius (Ujori), në pronësi të organizatës joqeveritare Sos Mediterrane, mbart te deshperuarit e detit, i cili filloi udhëtimin e tyre nga Libia dhe u shpëtoi në një sërë operacionesh mbrëmë. Udhëtarët e saj përfshijnë 123 të mitur dhe 7 gra që janë shtatzënë.