Takim me emigrantet e kryeson si gjithmone ministri Damian Gjiknuri
Nga nje lajmerim mesojme se diten e diel me 17 qershor ne Hotel TITANIA ( rruga Panepistimiu 52) Qeveria shqiptare do te zhvilloj nje takim te hapur me emigrantet me teme; “Llogaridhenie publike” me pjesmarrjen e ministrit Damian Gjiknuri, deputete te qarkut te Vlores si Alketr Hyseni, Edi Leka, Andrea Marto, kryetari i bashkise Vlore z. Dritan Leli, kryetari i bashkise se Konispolit z. Shuaip Beqiri. Por jo vetem kaq pasi emigrantet do te kene par tyre edhe drejtues te ZRVPP (Hipoteka) dhe Aluiznit te qytetve Sarande, Vlore…Gjithashtu nuk do te jete e pranishme edhe Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor, Drejtoria e Postes, Drejtoria e Sigurimeve Shoqerore, Drejtoria e Ujsjellesit, si dhe OSHEE.
Nga sa shohim nje minister dhe tre deputete si dhe shtate drejtori dhe dy kryetare bashike do zbarkojne ne Athine per te biseduar dhe dhene llogari para emigranteve. Le te shpresojme se ky takim do te jete i frutshem dhe jo si heret e tjera ku diskutanet jane te paracaktuar.
Problemi eshte se a do te preken problemet aktuale te emigranteve apo do te anashkalojne edhe kete radhe nga “militante te thekur”, ne nje kohe qe emigracioni duhet te zhvishet nga politika partiake dhe te vishet me ate mbarekombetare…
1.A do te japin llogari per problemi i njohjes se viteteve te punes per pension te pjesshem, pasi deri me sot keto kontribute po u vidhen emigranteve nga dy vendet perkatese?
2.A do te japin llogari ne kete takim perse nuk ulen e tarifat ne sherbimet konsullore,?
3.A do te japin llogari ne kete takim perse mbahen te burgosur pensionistat shqiptar mbi moshe 70-vjec, te cilet per shume vite nuk shkojne dot ne Shqiperi dhe se ku shkojne kontributet e tyre?
4.A do japin llogari keta politikane tane perse nuk shperblehen mesuesit shqiptar per punen qe bejne ketu e 20 vite, ne mesimin e gjhiuhes shqipe femijeve tane?
5.A do japin llogari keta perse e kane kthyer Ambasaden Shqiptare ne Athine ne Gestapo kur behet fjale per mbrojtjen e te drejtave te emigranteve?
6.A do japin llogari dhe do te kene kurajo te na thone se ku duhet te trokasim per problemet tona ne mbrotje te padrejtesive…?
7.A do japin llogari keta qe u digjet barku per ne se kur do te fillojne hetimet per 170 emigrante te pafajshem te vrare ne Greqi, nga ku 90 te vrare nga policia?
8do te kene kurajon te na thone se sa eshte zbatuar Strategjia Kombetare e Emigracionit Shqiptar hartuar me 2006 nga Itali dhe sponsorizuar nga Sllovenia?
Mendojme se jane keto nje pjese e problemeve qe duhet te na japin llogari, pasi keto jane probleme ku hasim cdo dite, se sa problemet e tjera per te cilet duhet ata mendojne se duhet te na japin te ashtuquajtur llogaridhenie