Paralajmeron Panos Kammenos: “Kur te vije marrëveshja per emrin e Shkupit në parlament, do të largohemi nga qeveria”

Greqi

“Kurdoqë te vije marrëveshja në Parlament, për sa kohë të kalojnë të gjitha procedurat nga ana e Shkupit, Grekët e Pavarur do të largohen nga qeveria. Ne e kemi deklaruar qartë, se nuk mund të pajtohem me asnjë zgjidhje që do të japë emrin e Maqedonisë pa folur me pare grekët, ” tha Panos Kammenos, ne nje interviste per radion Real Fm.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, “ka një zgjidhje tjetër, referendumi”, të cilin ai tha mund të bëhet pasi nuk i referohet emrit të një vendi tjetër, por koncesionit të emrit Maqedoni.