Moti i keq në Greqi: Tentuan të hynin ilegalisht në Greqi, gjenden te vdekur burrë e grua (24-35 vjeç)

146

Një 24-vjeçare nga Irani, e zhdukur prej ditës së djeshme, u gjet e pajetë mëngjesin e së enjtes më 13 janar, kur bashkë me 2 bashkatdhetarë të tjerë tentuan të hynin ilegalisht në Greqi. Një ditë më parë ishte gjendur i vdekur burri i saj 35-vjeçar.

Gruaja u gjet sot e vdekur në një zonë gjysmë malore në Lagadi, Visaltia, sipas televizionit shtetëror ERT. Në hetime kanë marrë pjesë policë nga OPKE, DIAS dhe Nëndrejtoria e Sigurisë Serres, persona nga Brigada e Zjarrfikëses dhe nga EMAK.

24-vjeçarja së bashku me bashkëshorti e saj 35-vjeçar, u gjetën i pajetë. Ishte vëllai i saj 22-vjeçar, i cili telefonoi në numrin treshifror të urgjencës 112. Të tre kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi. Sipas asaj që tha 22-vjeçari, vëllai i gruas 24-vjeçare, ata ndodheshin në zonë dhe në përpjekje për të mbërritur në Selanik, humbën orientimin dhe ranë në përrua.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: