Greqi: Arrestohen dy ushtarëve turq në Evros

Greqi

Edhe nje incident tjeter ka ndodhur sot ne kufirin e perbashket Evros, i ngjashem me ate te marsit te kaluar.

Dy ushtarë turq u arrestuan në Evros nga autoritetet greke, por pa detaje të mëtejshme të incidentit, transmentojne mediat greke.

Incidenti ndodhi në afërsi të fshatit Peplo, në Feres Evros, me dy ushtarët që tani janë nën përgjegjësinë e trupave të 4 të ushtrisë greke Burimet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë konfirmuan arrestimet, por mohuan informacionin që ata flisnin për një shkëmbim zjarri. Të njëjtat burime nënvizuan se ky është një incident “me intensitet të ulët”. Është per t’u kujtuar se në marsin e kaluar autoritetet turke arrestuan dy ushtarë grekë, të cilët u liruan në mes të gushtit.