Dhjetra njerëz të plagosur llogariten nga Uragani Trami në Japoni, në një kohë që autoritetet shprehin frikë nga përmbytjet e reja dhe rrëshqitjet e tokës në orët e ardhshme.
Ngjarjet ekstreme të motit kanë shkaktuar probleme serioze në pjesën perëndimore të vendit dhe më shumë se 1,200 fluturime janë anuluar për shkak të mbylljes së Aeroportit Kansai pranë Osakës. Syri “uragan” arriti sot në orën 20.00 lokale ( 13.00 ora në Shqipëri) në qytetin Tanabe, në jug të Osakës dhe u drejtua për në Tokio, u bë i njohur nga shërbimi meteorologjik i Japonis
Uragani Tram, është shoqëruar nga erëra të forta deri në 216 km / h, pritet që të godasë pjesën më të madhe të arkipelagut, duke shkaktuar shira të rrëmbyeshëm edhe të hënën. Më shumë se 80 vetë u plagosën ndërsa një grua 60-vjeçare u zhduk në zonën e Miyazaki, ku ra një shi rekord dhe ndodhën përmbytjet..
Qeveria ka rekomanduar që 1.5 milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, njoftoi televizioni shtetëror i NHK. Pesëqind mijë shtëpi në Okinawa dhe Kioso (në jugperëndim) mbesin të zhytur në errësirë për shkak të ndërprerjeve të energjisë.