Shteti im kur do te filloni hetimet per vrasjet e emigranteve… Çfarë prisni akoma. Lista po rritet nga java ne javë
Brenda kesaj jave dy familje më kanë informuar për vrasjen dhe zhdukjen e femijeve te tyre, ku mosha është 21-22 vjeç ne Greqi…
Rasti i pare ka të bëjë me 21 vjeçarin Alfred Muço ku familja ka denancuar se djali i tyre është vrarë nga rojet kufitare ne Kastoria. Sipas familjes Alfredi u vra më 17/03/1994 me buke ne traste ne kufi ku tentoi të rikthehej në kufirin shqiptar sëbashku me 16 shokë të tjerë, por nuk mundi pasi ai u qëllua nga roja kufitare .Deri me sot kjo familje vetem eshte sorollatur nga te dy vendet.
Rasti i dytë ka ndodhur në Trikalla me 22 vjeçarin Pëllumb Kola i datlindje 10.01/1972, I cili u largua për ne Trikalla ne prill te 1994. Sipas familjes ai ka punuar bari me dhente per pronarin grek Kostas Kovis. Pronari grek I ka ndrruar emrin Pëllumbit në Jorgo Kostas Kovis, duke e pagezuar si djalin e tij. Por qe nga muaji tetor i vitit 1995 ku Pëllumbi (Jorgo) i kishte thene familjes se do te kthehej ne fund te 1995, nuk u kthye më kurrë. Asnje pergjigje nuk kane marre familjet e te vrareve, asnje pergjigje perse u vrane…A do te merret me ne fund Shteti shqiptar? Përse ngurron…?