Pritjes për të parë një ndeshje në “Arena Kombëtare” po i vjen fundi, madje ka dhe një datë zyrtare dhe një takim të përcaktuar për t’u luajtur në impiantin më të ri në vend.
Lajmi gjen konfirmim edhe nëse i hedh një sy faqes së Federatës Shqiptare të Futbollit në seksionin ku ndodhet kalendari i ndeshjeve të Kombëtares dhe pikërisht për ndeshjen Shqipëri – Moldavi lexohet “Sheshi Italia”, Tiranë. Në këtë mënyrë, mund të jepet e sigurt se maksimumi në muajin qershor “Arena Kombëtare” do të jetë përfunduar dhe funksional, gati për të mikpritur evente futbollistike.
Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar, kjo do të thotë se me shumë mundësi është gjetur edhe një marrëveshje mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Financave për çështjen e rimbursimit të Tatimit të Vlerës së Shtuar sa i përpket pjesës së investimit nga Federata në lidhje me stadiumin, një ngërç që kërcënonte të mbante peng përfundimin e punimeve në “Arena Kombëtare”.
Top Channel