Presidenti i FIFA-s, Infantino, uron ekipin e Kukësit për titullin e parë të kampionit

1315

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe nëpërmjet tij edhe klubit kampion të këtij edicioni në Kategorinë Superiore, FK Kukësi.

“Kam kënaqësinë të përcjell urimet e mia më të mira për klubin e Kukësit për titullin e tyre të parë kampion, të arritur në këtë edicion, shkruan Presidenti i FIFA-s për kreun e FSHF-së, Armand Duka. Ky titull vjen si rezultat i punës së kryer dhe urimet e mia shkojnë për futbollistët e skuadrës kampione, trajnerit të skuadrës dhe stafit të administratës në klub, stafit teknik dhe mjekësor, si dhe tifozëve të kësaj skuadre. Unë do të përcillja njëherësh edhe falenderimet e mia për ju dhe FSHF-në, si dhe për klubin e Kukësit për kontributin e vazhdueshëm në mesazhet që jep futbolli”,- përfundon Presidenti i FIFA-s letrën e tij drejtuar Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, me rastin e mbylljes së kampionatit dhe shpalljes së Kukësit, kampion kombëtar në këtë edicion.

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: