Alarmohet aeroporti i Romes pas zbulimit te tre bombave…

Rajoni

U evakua pak kohë më parë aeroporti i Romës, pasi u zbuluan tre bomba të Luftës së Dytë Botërore. Sipas Ministrisë se Mbrojtjes së Italisë, një ekip ushtrie u thirr për të neutralizuar tre bombat, ndërsa aeroporti do të mbetej i mbyllur për të paktën tre orë.

3 bomba peshojnë së bashku 150 kg dhe përmbajnë 75 kg eksplozivë. Lidhur me fluturimet, sipas autoriteteve, do të ketë vonesa ose aeroplanët do të ridrejtohen në aeroportin kryesor të Romës Fiumicino.