Gazetarët: Liria e medias vazhdon të jetë e kërcënuar

Aktualitet

Nga Genc Caushi /

Konferenca ndërkombëtare me temë  “Sulmi ndaj gazetarëve, kercenim ndaj lirisë  së  medias” e organizuar nga OSBE-ja, u zhvillua sot në Vjenë,  në  të  cilën  mori pjesë  edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë .

Në Konferencë  ishin të pranishëm gazetarë  të  shumtë  nga 30 vende të ndryshme të botës, ndërmjet tyre emra të  spikatur në gazetarinë investigative nga rajoni dhe Europa si gazetari investigativ maltez, Matthew Caruana Galizia, djali i gazetares Daphne Anne Caruana Galizia, e vrarë  në qershor të vitit 2017, kur makina e saj shpërtheu  në  flakë  si rezultat i një  bombe, pasi raportoj mbi korrupsionin e zyrtarëve qeveritar, ukrainasja Katya Gorchinskaya, gazetare e njohur dhe kolege e ngushtë e gazetarit tjeter Pavel Sheremet i vrare ne Kiev, Ukraine ne 2016 si rezutati i shpërthimit të një  bombe në makinën e tij, apo malazezja Olivera Lakic, gazetare investigative për të përditshmen Vijesti e cila u qëllua me plumb në  këmbë para shtepisë  së  saj në  Podgoricë në  verën e vitit 2018, për shkak të  raportimeve të  saj denoncuese.

Në të  gjitha rastet e mësipërme apo në  shumicën e sulmeve ndaj gazetarëve autorët nuk janë  vëne para drejtesisë. Sipas një raporti të  OSBE-së rreth 85% e me shume se 400 rasteve të gazetarëve të vrarë në  25 vitet e fundit në rajonin e OSBE-së ku perfshihen 57 shetete, përgjegjësit për këto krime nuk janë  ndëshkuar ende. Këto statistika tregojnë  për një  trend shqetësues ndaj gazetarëve dhe lirisë  së  medias, i cili sipas shumë panelistëve në  Konferencë  po përkeqësohet. Sipas presidentit të  Qëndrës për Gazetari Investigative në  Kroaci, Sasa Lekovic, shënjestër e kërcënimeve të  shumta përfshi edhe ato me vdekje “situata po përkeqësohet me sulmet ndaj gazetarëve, politikanët qëndrojnë  indiferent, nderkohe që  në disa raste edhe i inkurajojnë  fajtorët”, tha  Lekovic, i cili ka mbi 40 vjet që punon si gazetar investigativ.

Një tjetër zë  kritik për lirinë e medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në rajonin e ballkanit vjen nga gazetarja serbe Svetlana Lukic, kryeredaktore e portalit Pescanik, e cila në vitin 2016 akuzua nga Ministri serb i Policisë si rezultat i një artikulli që  portali publikoj. Gjykata i dha të drejtë ministrit pasi i ishte cënuar reputacioni dhe kërkoj kompensim financiar nga media që ajo drejton. “Situata është jashtëzakonisht e keqe, gazetarët në  Serbi ndodhen nën presion ekonomik të  vazhdueshëm, une kam vite që jam përfshirë  nga shteti në  listen e armiqve të Serbise,” tha Lukic gjate konferences, ndërkohë  që në  vitin 2007 ajo mori një nga organizata ndërkombëtare prestigjoze Gazetarët Pa Kufi, për punën e saj.

Por mesa duket kërcënimet dhe sulmet ndaj këtyre gazetarëve kurajos, në vend që ti frikësojë  ata i ka bërë edhe më të  vendosur në misionin tyre. Sipas gazetares malazeze Olivera Lakic “gazetarët nuk duhet të  ankohen por sëbashku duhet të luftojnë  për të drejtat e tyre dhe lirinë e medias, ne jemi të fortë dhe duhet të tregojmë  solidaritet,” tha ajo. Ndërsa për gazetarin nga Bosnja dhe Hercegovina, Vladimir Kovacevic, megjithëse komunitetit i gazetarëve atje nuk përballet me plagosje dhe vrasje, ligjet e fundit të  aprovuara nga Parlamenti i Republikes Serbe, si ai mbi shpifjen e kanë  përkeqësuar situaten e komunitetit të  gazetarëve atje, dhe ketu ai kerkon që  vendet europiane të ushtrojnë  presion mbi qeverine e tij, e cila nuk punon për ineresat e vendit, por për interesta e tyre personale.

Qëllimi i kësaj Konference ishte që të  siguronte një forum për gazetarët, të cilët kanë  qënë sulmuar, anëtarët e tyre të familjes dhe kolegët për të diskutuar se si vendet anëtare të  OSBE-së mund të  përmiresojnë  sigurinë  ndaj gazetarëve dhe të përmbushin angazhimet e tyre mbi lirin ë  e shprehjes dhe të  medias.

Share this: