Greqi / E Kërkonin vrasësin shqiptar për shtatë vjetë, arrestohet në Sparta

Greqi

Në Greqi bie në pranga 29-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasje me paramendim dhe dyshim të kryer në Shqipëri më 4 tetor 2012. Autoritetet vendase në bashkëpunim me atë shqiptare bën të mundur arrestimin e 29-vjeçarit pas shtatë, i cili rinte i fshehur në qytetit Sparta

Në kurriz të 29-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet e shqiptare. Megjithatë, oficerët e policisë së komisariatit në Evrota e identifikuan atë në  Lacknia, i arratisur edhe në Greqi. Në dëm të tij qendronte një akuzë dënimi nga Gjykata e Shkallës së Parë të Selanikut për shkeljen e ligjit për të huajt!

29-vjeçari u arrestua dhe është derguar në Prokurorin e Nafplios, i cili po shqyrton nëse do të lëshojë një mandat për ekstradimin e tij në Shqipëri në bazë të dokumenteve të prokurorisë ndërkombëtare, ose të urdhërojë që ai së pari të vuajë dënimin e vënë nga drejtësia greke.