Nuk ka ditë që në vendin fqinjë të mos prangosen shqiptarë për trafikim droge. Edhe pse kufiri shqiptar me vendin fqinjë ka përforcime nga forcat ndërkombëtare të ruajjes se kufirit FRONTEX, asgje nuk ka ndryshuar. Sot në Grevena ka rrënë në pranga një shqiptar pasi transportonte 271 kg drogë me qëllim transporti në Maqedonine Perendimore në Greqi.
32-vjeçari është arrestuar nga policia greke ne një fshat në Grevena në një shtëpi te braktisur, dhe ju gjetën një thikë 20 cm, tre telefona celularë, 256 qese të paketuara me nje peshë prej 271 kg kanabis. Në të jëtin vend u sekuestruan 8 thasë boshë me të cilën kishte transportuar drogën nga Shqipëria. 32-vjeçari është derguar në prokurorinë në Grevena me akuzën trafikim droge dhe shkelje te ligjit për mbajtje armë pa leje. Gjithashtu vazhdojne hetimet për te vene ne pranga bashkëautorin e tij I cili deri tani po kërkohet nga autoritet vendore greke