Gazetari i Bild: Nesër përgjimet të tjera të reja

Aktualitet

Gazetari i të përditshmes më të madhe gjermane, Bild, Peter Tiede, paralajmëron publikimin e të tjera përgjimeve nesër pasdite.

Ai shkruan në Facebook se ka prova dhe fakte për manipulimin elektoral në Shqipëri.

Tiede shkruan edhe në gjuhën shqipe, ku i fton shqiptarët që të klikojnë faqen online të gazetës gjermane, bild.de, të hënën pasdite.

Postimi i Peter Tiede:


Përgjime të reja për mashtrimin elektoral në Shqipëri: Nesër pasdite. Si shqiptar unë do të shikoj në bild.de të hënën pasdite.

Burime pranë tabloidit Bild bëjnë të ditur se janë 16 përgjime ku implikohen zyrtarë të lartë të qeverisë në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës.

Pak ditë më parë, Bild publikoi përgjimet mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos me grupet kriminale të Shijakut ku flitej për presione dhe blerje të votave. Punonjës të administratës kërcënoheshin nga kreu i grupit kriminal të Shijakut, Astrit Avdylaj, që të votonin PS-në, ose përndryshe do iknin në shtëpi.

Gjithashtu, Avdylaj diktonte edhe listën e kandidatëve të PS për deputetë në Qarkun e Durrësit si dhe angazhohej në blerjen e votave për PS.