Turqia nuk mund t’i rezistojë një fluksi të ri masiv të refugjatëve nga Siria, kanë thënë Presidenti Rexhep Tajip Erdogan , duke kërkuar mbështetje SHBA për sigurimin e kufirit.
Në përgjigje të kërcënimeve për të lejuar miliona sirianë të hyjnë në Evropë në se nuk ka ndihmë, Erdogan riktheu planin e tij për të vendosur azilkërkuesit në zonën që ai dëshiron të krijojë në veri të Sirisë, në lindje të lumit Eufrat.
Erdogan ka thënë se ai planifikon të dërgojë një milion nga 3.6 milionë refugjatët sirianë … “Ne nuk mund të trajtojmë një valë të re të refugjatëve nga Siria. Ne presim që SH.B.A. të qëndrojë me ne në luftën kundër terrorizmit dhe në përpjekjet tona për të krijuar zona të sigurisë ku refugjatët mund të kthehen”, tha presidenti turk.