Sot në Asamblenë e 74-të të Përgjithshme të OKB-së, pritet të bëhet edhe takimi i Kryeministrit shqiptar Edi Rama me homolugun e tij grek Micotakis, raportojnë mediat greke.
Çështja kryesore në tryezë do të jetë perspektiva e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonise se Veriut në Bashkimin Evropian dhe kushtet e përcaktuara nga Greqia, duke kërkuar nga Tirana respektimin e të drejtave të pakicës kombëtare Greke dhe nga Shkupi respektimin e rreptë të Marrëveshjes së Prespës. .