Dy liderët u takuan në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka bërë të ditur presidenca serbe, raportojnë mediat greke.
ishte takimi i parë i kryeministrit grek me homologun serb, një takim që më shumë kishte te bente me raportet midis dy vendeve me atë të Kosovës.
Vuçiç është shprehur se popullin serb dhe atë grek i lidh një miqësi e sinqertë dhe se është e nevojshme të punohet për forcimin e bashkëpunimit ekonomik. Presidenti serb tha se e falënderon Greqinë për mbështetjen që i jep dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve.
“Presidenti serb i kërkoi kryeministrit Kyriakos Mitsotakis të mos ndryshojë qëndrimin e Greqisë për mos njohjen e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës, duke theksuar se mbajtja e këtij pozicioni është jetik për Serbinë,” njoftim I leshuar nga zyra e presidencës serbe
Mitsotakis, nga ana tjetër, tha se Greqia e mbështet dialogun, por konsideron se “veprimet e njëanshme nuk kontribuojnë në të”. Mitsotakis po ashtu tha se Greqia nuk ndryshon qëndrim kur është në pyetje njohja e Kosovës.
Greqia, së bashku me Spanjën, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.