Mediat greke konfirmojnë se dy gomonet janë nisur nga brigjet shqiptare dhe ne te ndodheshin edhe dy shqiptar. Televezioni Antena si dhe portali astinomi.gr (polisë greke) dhe portali Zougla,gr raportojnë të njëjtën gjë, pra nisja e gomoneve eshte kryer nga brigjet tona.
Portali Astimonia.gr : Një operacion i madh, me pjesëmarrjen e shumë anijeve, aeroplanëve dhe snajperëve të MYA-së, ishte në vazhdim për shumë orë në zonën detare të Lesvos me përfshirjen e Frontex. Në këtë kohë dy gomone dhe tre të arrestuarit transferohen në portin e Mytilene. Gjithashtu, asnjë drogë nuk u gjet, ardhur nga Shqipëria, dhe besohet se i kanë shkarkuar ato në brigjet e Turqisë.
zougla.gr: Dy gomone janë nisur nga Shqipëria me drejtim për në Turqi, ku dhe janë ndjekur edhe nga forcat bregedetare turke, të cilët nuk kanë bërë të mundur ndalimin e tyre dhe njëkohësisht janë futur në operacin forcat greke.Ndjekja e egër me të shtëna armësh ka ndodhur në Egje disa orë më parë midis forcave në Njësinë e Misioneve Nëndetëse të Marinës dhe trafikanëve të droges
Më pas ka filluar ndjekja nga 10 anije Greke të Marinës me ndihmën e helikopterëve dhe anijeve të Frontex.
I njëjti informacion thotë se në bordin e skafit janë tre persona, dy me origjinë shqiptare dhe një italian. Ekzistojnë gjithashtu informacione se njëra prej dy anijeve ka shpëtuar dhe kërkimi vazhdon.