Tentuan të arrestonin aktivisten Kalaja: Efektivët e tërhoqën zvarrë…

Aktualitet

TIRANË– Adriana Kalaja, juristja dhe aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar pas publikimit të videos ku shihej se si policia kishte rrethuar mjetin e saj ndërsa të gjith aktorët kishin dalë në mbrojtes të zonjës duke filmuar.

Në një video të publikuar nga faqja “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, Kalaja tregon se çfarë ka përjetuar në ato momente që është rrethuar nga policia. Kalaja e quan shtetin tonë kriminal, ndërsa shton se ndihet e frikësuar dhe e kërcënuar.

Ajo shpjegon se si efektivët e ka tërhequr zvarrë për ta fuutr brenda në makinën e policisë dhe shton se nuk kishin asnjë lloj dokumentiacioni për ta shoqëruar në komisariat. Në fund, Kalala shprehet se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk duhet të merret me denoncuesit por me ata që vjedhin ndihmat.

Nga ky shtet kriminal janë gjëra më se normale. Kur tidenoncin një abuzim dhe vjedhje dhe shteti të vihet pas. Nuk kapet hajduti por intimidohet denoncuesi. Siç e patë dhe vetë unë u largova nga sheshi i teatrit dhe u bahskova me familjen time. Dhe rrethohem nga dy makina, njëra e policisë ndërsa tjera në mënyrë krejt të jashtëligjshme, civile.

Më thuhet se duam të komunikojmë. Hapa xhamin të komunikoja pasi i thashë se po flas me avokatin. Pasi hapa xhamin, futën dorën në mënyrë të dhunshme për të më futur në makinën e policisë, për të më shoqëruar në komisariat në një kohë që i kërkova disa herë fletën e shoqërimit. Në një shtet demokrati një njeri shoqërohet në bazë të rregullave me një dokumentacion zyrtar.  

Vijnë gjashtë persona që mund të jenë edhe grabitës, me uniformë policie dhe ai thotë unë do të të shoqëroj në komisariat. Për fatin timë të mirë, por që nuk mund të ndodhe oafundësiht erdhët ju dhe më shpëtuar nga banditët. Por në ditët në vijim ndjehem e friksuar dhe e kërcënuar. Unë nuk kam bërë asgjë, nuk kam shkelur ligjin, por kam bërë një denoncim.

Ministri Lleshaj përpara se të merret me denoncuesin të merret me ata që vjedhin nihmat e njerëzve në nevojë, kjo është kryesorja,”- dëgjohet të thotë Adriana në video.

Adriana Kalaja juristja dhe aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u tentua të shoqërohj mbrëmjen e sotme nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë, më herët Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, M.J. dhe E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Bëhet fjalë për një video të publikuar në Facebook, nga faqja “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”.

Në pamje shihej një automjet që shkarkonte disa ndihma pranë Ministrisë së Brendshme dhe sipas denoncuesve, këto pamje dokumentonin vjedhjen e ndihmave të dhuruara për të prekurit nga tërmeti. Ndërsa në njoftimin zyrtar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka sqaruar se ajo video tregonte momentin e magazinit të ndihmave dhe jo vjedhje.

(f.m/dosja.al)