Greqi /Ish-deputetja turke dorezohet ne polici per azil, edhe pse ishte ndaluar largimi nga Turqia.

Aktualitet

Ende pa mbaruar gjykimi i tete ushtarakeve turq te cilet kane kerkuar muaj me pare strehim politik, edhe nje ish-deputete ka kerkuar azil ne qyetit e Aleksandropolis, ne nje kohe qe ishte ndaluar largimi i saj nga Turqia.

Azil në Greqi ka kerkuar ish-deputetja e partisë pro-kurde të Turqisë, Lila Birlik, e cili e kaloi në mënyrë të paligjshme kufirin dhe u dorëzua në polici në Aleksandropolis.

Gazeta turke “Hurriyet” shkruan se, ish-deputetja ka kaluar kufirin greko-turk, pavarësisht faktit se ajo ishte ndaluar nga Gjykata e Lartë e Kasacionit në provincën Sarnak, qe te largohej nga Turqia, deri sa te gjykohej në gjyq. Në fakt, ish-deputetja turke znj. Birlik po përpiqet të marrë kontakte me drejtuesit e HDP në Greqi në mënyrë që të shmangë kthimin në Turqi. Aktualisht, Birlik mbetet në Evro.

Ish deputetja u arrestua ne Turqi më 4 nëntor 2016 me akuza për “propagandë në emër të një organizate terroriste” (PKK). Dy muaj më vonë, ajo u dënua me një ndalim për të ikur nga vendi derisa çështja e saj të gjykohej.