Plani i ri evropian për migracionin – mer fund FRONTEX

Aktualitet

Plani i ri pritet të jetë gati deri në prill. Do të sjellë ndryshime në statusin juridik të azilit, do të përfshijë masa për të mbështetur vendet e origjinës dhe vendet pritëse, një program të zgjeruar të kthimit, ndërsa kufitë do të ruhen nga Garda Bregdetare Evropiane, duke i dhënë fund Frontex-it.

Dublin 2, një plan i ri për azil, është duke u përgatitur nga Bashkimi Evropian.

Sipas burimeve të televizionit grek SKAI, plani i ri evropian për migracionin do të jetë gati në prill dhe do të ketë pesë akse.

  • Ndryshimi i statusit juridik të azilit: Vendet që nuk janë strehuesit e parë do të jenë në gjendje të trajtojnë kërkesat për azil. Ky është boshti me problematik, pasi dihen reagimet e disa vendeve anëtare të BE-së që kanë ndërtuar një barikadë të larta tela me gjemba për parandalimin e emigracionit të paligjshëm.
  • Mbështetja nga vendi i origjinës: Fondet e komunitetit do të drejtohen për vendet që janë jashtë Bashkimit Evropian në mënyrë që të forcojnë dhe të mos detyrojnë qytetarët e tyre të largohen nga vendet e tyre të lindjes.
  • Mbështetja vendit të parë pritës: Kjo mbështetje do të ketë shumë nivele, jo vetëm ato financiare. Ka informacione që po zhvillohen diskutime për ndarjen e migrantëve dhe refugjatëve në kufi, në mënyrë që të përcaktohet menjëherë se kush ka të drejtë dhe kush nuk ka të drejtë për azil.
  • Roje Kufitare: Frontex përfundon rolin e tij. Roja kufitare do të ruhet nga Rojet Bregdetare Evropiane, në konsultim me autoritetet kombëtare.
  • Programi i zgjeruar i kthimit: Do të përfshijë stimuj për kthim vullnetar të migrantëve dhe refugjatëve në vendet afrikane. Ndër stimujt në shqyrtim janë dhënia e vizave dhe dhënia e bursave