Edhe pse në Shqipëri vijojnë të shtohen dita ditës rastet e reja të infektimit me koronavirus, kurba e përhapjes së CoVid-19 vijon të jetë relativisht e ulët në krahasim me vendet e tjera.
Së fundmi ka qenë vetë kryeministri i vendit Edi Rama i cili ka publikuar një grafik që tregon kurbën e rasteve të infektuar me CoVid-19 në Shqipëri dhe në vende të tjera.
Në grafikë tregohet rritja e rasteve ditë pas dite ku shikohet se jemi ndër vendet që kanë pasur rritjen më të vogël.
Statusi i Ramës:
Kurba e përditësuar sot, me ndihmën e Zotit dhe rezistencën e madhe të të gjithëve ju, ne do t’ia dalim po nuk lëshuam asnjë centimetër vijën tonë të hekurt të mbrojtjes. Deri Në Fund.” shkruan Rama.