Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka njoftuar qytetarët shqiptarë se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për të cilat është aplikuar deri më 31 korrik 2020 dhe ka nisur shpërndarja e tyre.
Në njoftimin zyrtar, ambasada shqiptare ka bërë edhe shpjegimin e procedurës së tërheqjes së mjeteve të identifikimit nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00. Emigrantët që duan të tërheqin pasaportën mund të kërkojnë në banesën e tyre në adresën: [email protected], duke përdorur emër/mbiemër; adresën e saktë të banimit; kodin postar; numrin e celularit dhe foto të kuponit të aplikimit. Ndërsa ata që duan të tërheqjen e kartës së identitetit, e kanë të detyrueshme që të paraqiten në Ambasadë.
Me korrier: (Dërgoni kuponin e pasaportës tuaj në adresën e konsullatës: Alvaniko Prokseneio, Tsimiski 43, TK 54624, Thessaloniki), ndërsa paraqitja në Konsullatë për tërheqjen e Pasaportave dhe Kartave ID është e detyrueshme sipas mbiemrit dhe ditëve si më poshtë:
E Hënë: Qytetarët me mbiemrin nga “A, B, C, Ç, D, DH”
E Martë: Qytetarët me mbiemrin nga “E, F, G, GJ, H, I, J”E