Greqi : Katër shqiptar të vdekur në një javë

Greqi

Brenda kësaj jave në Greqi kanë gjetur vdekjen katër shqiptar të moshave nga 45-63 vjeç, duke e çuar në 2008 numrin e viktimave, si vrasje apo aksidente po ne punë …Dy kanë gjetur vdekjen nga aksidente ne punë e sipër, ndërsa një gjendet i vrarë me armë zjarri, kurse një tjeter i varur në burg.

Por…

Në 17 Gusht humb jeten në Spitalin e Pergjithshem te Hanjase ne ishullin e Kretes Ali Pertef Saliaj 61 vjeç nga Përmeti, babai d yfëmijëve. 61-vjeçari u aksidentua në punë duke rënë nga ballkoni nga një lartësi rreth 10 metra më 14 gush. Në spital ai u dërgua në gjëndje kome dhe më 17 gusht humb jeten.

Më 18 gusht gjendet i varur në qeline e tij në burgun e Koridallos në Athinë 45-vjeçari nga Fieri, baba i tre femijeve. Ai po vuante një dënim mbi 5 vite i vetëm në qeli ku dhe kishte lënë një shënim.

Në 24 gusht gjendet i vrarë me armë zjarri në një ullishte në vendin e quajtur Kariani në afersi të Kavallës, në Greqinë Veriore 58 vjeçari Martin Rica. Sipas policisë, shtetasi shqiptar punonte ne këtë zonë që prej disa vitesh dhe njihet si person pa probleme dhe punëtor i mirë.

25 gusht gjendet i vdekur në anije transporti 63-vjeçari Ndue Nikolli, anëtar i ekuipazhit të anijes me flamur shqiptar “BERGFJORD”, anije që është ankoruar në ambientet e një ndërmarrje private në “TSINGELI”, Almyros, Magnesia në qytetin Volos, ndërsa po pastronte dhomën e motorit.

Me këtë vdekje te sotme shkon ne 208 numri i viktimave…