Hagë: Mlladiç apelon kundër dënimit të përjetshëm për genocid, 100,000 të vdekur dhe 2.2 milion refugjatë, gjykata ja hedh poshtë

96

Ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës gjatë luftës 1992-1995 denuar me burgim përjetë, kërkon apelim, por gjykata ja hedh poshtë për krime lufte.

Ish komandanti ushtarak serb i Bosnjës Ratko Mladic u kthye sot në gjykatën e Hagës për të apeluar dënimin e tij për vitin 2017, për genocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Mladic po vuan një dënim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për mbikëqyrjen e masakrës së vitit 1995 të 8,000 burrave dhe djemve muslimanë në Srebrenica dhe sulmet dhe vrasjet e civilëve gjatë rrethimit 43-mujor të kryeqytetit boshnjak Sarajevë.

Gjykatësit kanë vendosur që ai ishte përgjegjës për masakrën e muslimanëve boshnjakë dhe fushatat e “spastrimit etnik”, si pjesë e një plani për të krijuar një Serbi të Madhe nga pjesë të ish-Jugosllavisë, së bashku me liderin serb të Bosnjës, Radovan Karadzic dhe Millosheviç. Ai ishte komandanti i forcave serbe të Bosnjës gjatë luftës 1992-1995.