Selanik: E lirë shqiptarja 37-vjeçare që la vetëm në shtëpi vajzën e saj një vjeç

Greqi

Gruaja akuzohet se ka venë në rrezik një të mitur. Policia ka pritur 20 minuta që të kthehej në shtëpi

Është lënë i lirë 37-vjeçarja e arrestuar pasi ka lënë vetëm vajzën e saj njëvjeçare në shtëpinë e tyre, në qendër të Selanikut mëngjesin e së martës.

Gruaja që akuzohet për të miturën në rrezik, u referua për t’u gjykuar në Gjykatën e Selanikut, ku çështja u shty – me kërkesën e saj – për të premten e ardhshme dhe gjykata i hoqi masën e paraburgimit.

Kujtohet se policia dyshohet se është njoftuar në orën 11 të mëngjesit nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar të qarën e foshnjës dhe janë shqetësuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar nënën 37-vjeçare me kombësi shqiptare për vënien në rrezik të të miturës, pasi siç u konstatua, ajo kishte lënë në shtëpi fëmijën e saj të mitur rreth një vjeç vetëm mbi një orë. pas mbërritjes së tyre punonjësit e policisë kanë pritur rreth 20 minuta që nëna të paraqitej në banesë.