Greqi: 453 raste dhe gjashtë vdekje në 24 orë nga COVID-19

Greqi

Numri i përgjithshëm i rasteve është 15,595 dhe numri i të vdekurve është 344

Një rekord i ri negativ i rasteve të përditshme të koronavirusit u regjistrua në 24 orët e fundit me 453 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 15,595, nga të cilat 55.8% janë burra. 2,618 (16,8%) konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë, gjithashtu janë  regjistruar dhe 6 vdekje të tjera duke çuar numrin e përgjithshëm në 344 vdekje në vend.

128 (37.2%) gra dhe pjesa tjetër janë burrat. Mosha mesatare e vdekjeve ishte 78 vjeç dhe 96.8% kishin disa sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart.