Greqi : As rroga e kryeministrit Rama nuk mjafton për të paguar qiranë ambasadores

Aktualitet

As rroga e kryeministrit nuk i mjafton kësaj zonje për të paguar qiranë e shtëpisë, duke mos llogaritur pagesat e tjera si, energjinë elektrike, ujin, pastruesen, kopështarin etj.

Konkretisht qiraja mujore e vilës së kësaj zonje (ambasadores Adriana Hobdari) është 2.200 euro në muaj, një shumë tre herë më e lartë se paraardhësi i saj, por që askujt nuk i ra në sy kjo shumë kaq e madhe.

Nuk i ra në sy as ekonomistes së ambasadës që firmosi këtë shumë, MEPJ por as edhe ministrit dhe kreut të qeverisë. Askush nuk i sjell me zor këta dipllomatë por më e rëndësishmja është që të jetojnë dhe të kuptojnë realitetin ku punojnë dhe jetojnë dhe prej nga vijnë.

Sot kjo zonjë mblodhi plaçkat dhe nga ora në orë do largohet nga vila e saj e shtrenjtë prej andej nga erdhi. Largohet me kokën ulur pasi përbën rastin e vetëm dhe të parë që largohet një dipllomate e ketij rangu para mbarimit të mandatit.

Por kur vlerat e pushtetit dhe veshja luksoze kalon vlerat e njeriut nuk ke se çfarë mund te presesh më shumë nga këta njerëz.

Largohet si e paafte edhe pse para një viti u pezullua, por më në fund shqiptarët nuk do ti paguajnë kësaj zonje një shumë kaq parash.